KRU “Gjakova” si odë, porositë ora dore për burra, një të vetme për gra

KRU “Gjakova” si odë, porositë ora dore për burra, një të vetme për gra

20:21, 15/02/2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Gjakova”, ka vendosur që t’i bëjë me dhurata një pjesë të stafit të saj. Kjo kompani ka nënshkruar kontratë për furnizim me ora dore. 

905 euro është vlera e tenderit të nënshkruar, për bërjen e orëve për punëtorët e kësaj kompanie.

Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se kjo kompani ka porositur ora dore vetëm për meshkuj, ndërsa vetëm një prej tyre është porositur për një grua.

 

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, kjo kompani ka porositur 10 ora dore, ndërsa nuk bëhet e ditur se për cilën pjesë të stafit janë këto ora.

Po ashtu, nuk është bërë e ditur se çfarë lloje të orëve do të blihen.

Çuditërisht për këtë tender ka aplikuar vetëm një kompani dhe ajo është përzgjedhur fituese.

Furnizimi me orë dorë për stafin KRU “Gjakovës” do t’i kushtojë 905 euro, ndërsa tenderin e ka fituar kompania, “Ermal Neziri B.I”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco