Rritet numri i ndërmarrjeve, por ulen investimet

Rritet numri i ndërmarrjeve, por ulen investimet

20:13, 15/02/2023

Numri i ndërmarrjeve në vitin 2021 është rritur, po ashtu dhe qarkullimi vjetor i tyre, por investimet kanë ardhur në rënie.

Sipas INSTAT, Në vitin 2021, kanë qënë 104.031 ndërmarrje ekonomike aktive duke shënuar një rritje me 1,4 % krahasuar me vitin 2020. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 38,3 %.

Numri i të punësuarve gjithsej është rritur me 15.254 të punësuar ose 3,0 %, krahasuar me vitin 2020.

Prodhuesit e shërbimeve zënë 64,0 %, ndërsa prodhuesit e të mirave zënë 36,0 %.

Shitjet neto në vitin 2021 arritën vlerën 2.652 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 23,5 % ndaj vitit 2020. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të shitjeve neto të realizuara duke përbërë 65,1 % të shitjeve gjithsej.

Investimet u ulën me 10,2 % në vitin 2021 dhe arritën vlerën 174 miliardë lekë, në krahasim me 194 miliardë lekë në vitin 2020. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të investimeve të realizuara duke përbërë 53,3 % të investimeve gjithsej për 2021.

Prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me 0,8 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve; 0,3 pikë përqindje në numrin e të punësuarve; 10,5 pikë përqindje në shitjet neto dhe -5,7 pikë përqindje në investimet gjithsej.

Prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me 0,6 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve; 2,7 pikë përqindje në numrin e të punësuarve; 13,0 pikë përqindje në shitjet neto dhe -4,5 pikë përqindje në investimet gjithsej.

Sektori i Tregtisë dhe sektori i Energjisë Elektrike kanë kontribuar përkatësisht me 9,1 pikë përqindje dhe 3,7 pikë përqindje në rritjen prej 23,5 % të shitjeve gjithsej.

Prodhimi për të punësuar për vitin 2021 ka qënë 3.188 mijë lekë nga 2.632 mijë lekë për të punësuar rezultuar në 2020. Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave (4.862 mijë lekë për të punësuar) në krahasim me prodhuesit e shërbimeve (2.248 mijë lekë për të punësuar).

Investimet për ndërmarrje janë ulur me 11,5 % në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, duke arritur vlerën 1.673 mijë lekë.

Ndërmarrjet e prodhimit të të mirave ku përfshihen sektorët e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energjisë elektrike, gazit, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve si edhe ndërtimi, përbëjnë rreth 34,9 % të shitjeve neto të realizuara.

Sektori me ndikimin më të madh në prodhuesit e të mirave për numrin e ndërmarrjeve aktive (7,0 %).

Shitjet neto (12,0%) dhe numrin e të punësuarve (19,4%) ka qënë sektori i industrisë përpunuese, ndërsa aktiviteti i ndërtimit ka patur ndikim më të madh tek investimet (21,0%).

Në prodhuesit e shërbimeve operojnë 86,8 % e ndërmarrjeve aktive të cilat realizuan 65,1 % të shitjeve

neto. Në këtë grup ndërmarrjesh rolin kryesor e zë aktiviteti i tregtisë (ku përfshihen tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjeteve).

Në tregti operojnë 38,3 % e ndërmarrjeve të cilat realizojnë 46,3 % të shitjeve neto gjithsej. Sektori i tregtisë kontribuoi me 9,1 pikë përqindje në rritjen vjetore prej 23,5 % të shitjeve neto. Të punësuarit në tregti zënë 25,2 % të numrit të të punësuarve gjithsej. Në tregti është investuar 20,1 % e vlerës gjithsej të investimeve të kryera në të gjithë aktivitetet ekonomike të mbuluara nga vrojtimi.

Në ndërmarrjet ekonomike aktive gjatë vitit 2021 janë punësuar 519.240 persona. Ndërmarrjet me 50 e  më shumë të punësuar kanë 41,7 % të numrit gjithsej të të punësuarve të cilët realizuan 47,5 % të shitjeve neto dhe 45,6 % të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1,3 % të ndërmarrjeve aktive.

Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë 27,5 % të të punësuarve gjithsej të cilët kanë realizuar 12,8 % të shitjeve neto. Këto ndërmarrje realizuan 10,1 % të investimeve dhe përbëjnë 85,9 % të ndërmarrjeve aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco