Bien çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare

Bien çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare

10:21, 15/02/2023

Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare vazhdoi që të shënonte rënie të mërkurën, pasi rritja shumë më e madhe sesa që është pritur e inventarëve të naftës së papërpunuar në ShBA dhe pritja për rritje të mëtejme të shkallës së interesit shkaktuan shqetësim për mundësinë e kërkesës më të dobët për karburante dhe për recesion ekonomik.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “Brend” u ul për 1,08 dollar ose 1,3 për qind dhe ra në 84,48 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës së papërpunuar në bursën WTI u zvogëlua për 1,14 dollar ose 1,4 për qind dhe ra në 77,93 dollarë për fuçi.

Inventarët e naftës së papërpunuar në ShBA shënuan rritje për rreth 10,5 milionë fuçi në javën që përfundoi më 10 shkurt, sipas burimeve të tregut, të cilat i cituan numrat e Institutit Amerikan të Karburanteve të martën.

Rezervat e benzinës u shtuan për rreth 846 mijë fuçi, ndërsa rezervat e derivateve u shtuan për rreth 1,7 milion fuçi, sipas burimeve, të cilat folën në kushte anonimiteti, raporton agjencia “Reuters”.

Ndërkohë një zyrtar i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara tha të martën se banka qendrore amerikane do të ketë nevojë që ta vazhdojë rritjen graduale të shkallës së interesit për ta mposhtur inflacionin, pasi të dhënat treguan se çmimet e konsumit në ShBA u rritën në janar.

Rafineritë kryesore shtetërore të Kinës raportohet se e kanë vazhduar shitjen e naftës ruse me zbritje, ndërsa edhe rafineritë japoneze mund të blejnë naftë të papërpunuar ruse, nëse ka nevojë.

Organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës ka thënë se kërkesa për derivate do të rritet për 2,32 milionë fuçi në ditë gjatë vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco