Përditësohen të dhënat për pagën minimale në vendet e Evropës, ku renditet Kosova

Përditësohen të dhënat për pagën minimale në vendet e Evropës, ku renditet Kosova

14:15, 31/01/2023

 

Zyra e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka përditësuar më 31 janar 2023 të dhënat për pagën minimale në vendet e Evropës.

Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale, e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.

Sipas infografikës së publikuar nga Radio Evropa e Lirë, paga minimale në Luksemburg është 2 mijë e 387 euro.

Pas Luksemburgut, renditet Gjermania me 1 mijë e 987 euro dhe Belgjika me 1 mijë e 955 euro.

Kosova ndërkohë renditet në fund të kësaj liste, me 170 euro (130 euro deri në 170 euro, varësisht prej moshës).

Para saj është Shqipëria me pagë minimale prej 298 euro.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco