Shifrat që na turperojnë, mbi 400 milionë euro importe nga Serbia brenda vitit

Shifrat që na turperojnë, mbi 400 milionë euro importe nga Serbia brenda vitit

13:30, 30/01/2023 Nga Nehat Mustafa

Bizneset mund të sjellin mallra nga Serbia, sepse në njërën anë këtë ua mundëson ligji, kurse në anën tjetër janë shumë biznismen që pasurinë e tyre e kanë rritur duke bashkpunuar me Serbinë që nga vitet e '90. Kjo dëshmon se të tillët ende kanë mbetur peng të Serbisë.


Mirëpo, askush nuk i detyron qytetarët që ti blejnë prodhimet serbe. Vetëm një bojkot i përgjithshëm qytetar zvoglon këto shifra alarmante të importit të mallrave serbe.
Janë importuar gati 400 milion € vetëm gjatë vitit 2022 për produktet që prodhohen në serbi. A duhet të ndjehet fajtor secili qytetar që ka kontribuar me ose pa vetëdije në konsumimin e produkteve serbe, pa amnistuar këtu përgjegjësinë institucionale ?


Êshtë koha e fundit për ngritjen e vetëdijes së përgjithëshme qytetare për bojkotimin e mallrave serbe . Është hipikrizi e llojit të vet të themi se e duam vendim dhe në të njejtën kohë të importojmë mallra në vlerë afër 400 milion € nga shteti që ende na konsideron pjesë të saj dhe mbronë me fanatizëm masakrat e kryera ne Kosovë.


Gjatë luftës, afër 1 milion qytetarë u dëbuan nga shtëpit e tyre dhe u strehuan tek vëllezërit e tyre në Shqipëri e Maqedoni. Si ndjehen ( a turpërohen) sot këta qytetarë kur nëpër minimarkete e supermarkete injorojnë mallrat e importuara në Shqipëri e blejnë mallra të prodhuar në Serbi , mallrat që prodhohen nga po të njejtat fabrika që kishin financuar e sponzorizuar forcat paramilare serbe që kanë kryer masakra e kanë dëbuar popullatën civile nga shtëpit e tyre.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco