Deficiti tregtar i Kosovës rekord në qeverisjen e Albin Kurtit

Deficiti tregtar i Kosovës rekord në qeverisjen e Albin Kurtit

14:31, 25/01/2023

Instituti GAP ka dalur me një raport të fundit sipas të cilit eksporti dhe importi në Kosova është rritur në dekandën e fundit, përcjell Syri net Kosova.

Sipas GAP një situatë e tillë ka dërguar edhe në rritje të shkallës së deficitit tregtar.

“Në dekadën e fundit, eksportet e Kosovës kanë shkuar duke u rritur, por njëkohësisht trendi i importit ka shkuar duke u rritur më shpejtë, duke bërë që deficiti tregtar të arrij shkallën më të lartë më 2022, -55% e GDP apo 6.4 raporti mes importit dhe eksportit”, thuhet në postimin në facebook.

Postimi:

E situatën si kjo, eksperti Blendi Hasaj po e sheh si pasojë të mungesës së politikave ekonomike.

“Në vitin 2022, përderisa eksportet janë rritur me 15%, importet janë rritur me 20%, duke bërë që deficiti tregtar të arrij shkallën më të lartë më 2022, -55% e GDP apo 6.4 raporti mes importit dhe eksportit. Ndër problemet kryesore me këtë raport të zhdrejtë tregtar është se Kosova po vazhdon të jetë tejet e ekspozuar ndaj inflacionit të importuar, kur dihet se ne nuk kemi në dispozicion instrumente të politikës monetare për ta zvogëluar këtë ndikim të jashtëm. E politika të duhura për të zhvilluar industri (sektorë) po mungojnë!”, ka shkruar ai.

Postimi:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco