Ekonomia gjermane, në humbje prej 595 miliardësh nga 2020

Ekonomia gjermane, në humbje prej 595 miliardësh nga 2020

09:54, 25/01/2023

Vetëm këtë vit, ekonomia e Gjermanisë do të pësojë humbje prej 175 miliardë eurosh.

Sipas Institutit të Ekonomisë së Gjermanisë, kjo do të ndodhë për shkak të pushtimit luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë prej gati një viti.

Sipas vlerësimeve të këtij institute përveç luftës në ekonominë gjermane ka pasur ndikim edhe pandemia e COVID-19. Prej atëherë llogaritjet janë se humbjet në një prej ekonomive më të mëdha botërore, janë 595 miliardë euro.

Humbjet e parapara për vitin 2023 vlerësohet të kenë peshë në 2,000 euro për kokë banori.

Në terma realë, humbjet korrespondojnë afërsisht me 4.5 përqind të Bruto Produktit Vendor të Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco