Ministria e Infrastrukturës dhe disa komuna nënshkruajnë kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve

Ministria e Infrastrukturës dhe disa komuna nënshkruajnë kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve

09:24, 22/01/2023
Për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale e regjionale Ministria e Infrastrukturës ndau miliona euro. Për këto shërbime, edhe disa komuna destinuan buxhet për rrugët lokale.

Për sezonin e dimrit, 30 ditë llogaritet mesatarja e përgjithshme e reshjeve të borës në vend.

Reagimi në këto ditë, kohën maksimale nuk duhet të kalojë 1 orë e gjysmë.

Ndërkohë, 80 % e rrjetit rrugor që duhet të mirëmbahet është zonë rrafshinore dhe 20 % të zonës malore.

Mbi 19 milionë euro janë destinuar nga Ministria e Infrastrukturës për mirëmbajtjen verore dhe dimërorë, të rrugëve nacionale dhe rajonale nga viti 2022 deri në vitin 2025.

Për të kryer këto shërbime, ky dikaster ka angazhuar disa kompani varësisht rrugëve që kërkojnë mirëmbajtje.

Të paraqet, mbajë dhe implementojë planin e zënies së rrugëve Nacionale e Rajonale gjatë rasteve të jashtëzakonshme  – aksidentet, vërshimet, erodimet e dheut, dëmtime në trupin e rrugës. Të paraqet, mbajë dhe implementojë planin për kërkesat për mirëmbajtje lidhur me drenazhim,  ndriçimi dhe komunikimet e  mirëmbajtjes së Zonave të shtruara me asfalt dhe shenjat e trafikut.

Pagesat për shërbimet planifikohen të kryhen në bazë të raportit të paraqitur nga kontraktuesi, i cili aprovohet pastaj nga Menaxheri Regjional.

Këto pagesa, sipas njohësit të komunikacionit, Nol Dedaj, kryhen gjatë stinës së pranverës.

Mirëpo, përpos nivelit qendror, edhe komunat ndajnë buxhet për mirëmbajtjen e rrugëve lokale.

Mbi 300 mijë euro, Komuna e Pejës ka destinuar për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit dhe të fshatrave. Për një periudhë dy vjeçare, Komuna e Vitisë ndau 122 mijë euro, ndërkaq ajo e Suharekës, për shërbimet e mirëmbajtjes rrugore, ndau 106 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco