Euro nis sërish rënien

Euro nis sërish rënien

09:50, 15/01/2023

Monedha vendase ka nisur të forcohet përkundrejt Euros dhe Dollarit. Prej një jave, Euro ka nisur rënien e vazhdueshme në tregun e këmbimit valutor.

Tendenca vjen pas pikut të arritur në Janar, ku 1 Euro u këmbye me 117.46 Lekë.

Aktualisht sipas kursit zyrtar të këmbimit 1 euro këmbehet me 115.88 Lekë.

Euro arriti në fund të muajit Dhjetor nivelin më të ulët të këmbimit me vetëm 112.83 Lekë. Ditët e para të janarit shënuan rritje, por tashmë monedha europiane po e humbet sërish fuqinë në treg.

Parashikimet janë se Leku do vazhdojë të mbetet më i fortë kundrejt Euros.

Sipas ekspertëve një monedhë vendase më e fortë është e favorshme për eksportuesit dhe ata që kanë kredi në Euro, ndërsa një Euro më e dobët ndikon më së shumti tek familjet që burim të ardhurash kanë emigrimin.

Edhe Dollari amerikan ka humbur pikë përkundrejt lekut në tregun vendas. Nga 111.75 Lekë që këmbehej një javë më parë, aktualisht ka zbritur në vlerën e 106.88 Lekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco