Ku u katandis

Ku u katandis "AgroKosova"?

11:10, 13/01/2023

Duke shfletuar librin nga fotografia e mëposhtme, botim i Qendrës Krahinore për Produktivitet dhe Inovacione (1980), ndala shikimin te kombinatet bujqësore të 'Agrokosovës', që kishte 68 të ashtuquajtura OThPB apo OP, dhe 5 bashkësi të tyre,dhe disa njësi afariste jashtë Kosovës.

'Agrokosova' kishte 76.063 ha tokë, me kultura të ndryshme bujqësore: të drithërave (e misrit), pemë e perime,kullosa,hurdhe të peshqëve etj

Kapacitet prodhuese të përpunimit të prodhimeve bujqësore,sipas llojeve të veprimtarive bujqësore,në vitin 1979 ishin:

1) Industria e mishit 6500 tonelata produkte të ndryshme të mishit

2) Industria e miellit 80000 t.

3) Industria e bukës 36800 t.

4) Industria e prodhimit të ushqimit të kafshëve 30000 t.

5) Industria e përpunimit të qumështit 30000 litra në ditë

6) Industria e birrës 300000 hl (hektolitra në vit)

7) Industria e maltit 15000 t.

Industria e përpunimit të pemëve e perimeve 9100 t.

9) Industria e prodhimit të vajit dhe ndyrnave bimore 14000 t.

10)Industria e përpunimit të rrushit 48810 t.

11)Industria e frutave ekzotike 2300 t.

12)Prodhimi i sheqerit 150000 t.

13)Industria e prodhimit të alkoolit 5220480 hl.

Në kuadër të 'Agrokosovës' ishin: Kombinati Bujqësor Industrial (KBI):'Progres-export' Prizren me 3 OThPB, KBI 'Kosova-export' me 6 OThPB, KBI Pejë me 5 OThPB, KBI 'Millan Zeçar' Ferizaj,me 6 OThPB,

Organizata Punuese (OP) 'Zhitopromet' Prishtinë me 8 OThPB, KBI 'Malishgan'me 3 OThPB, KBI 'Ereniku',Gjakovë me 5 OThPB dhe 2 fabrika (Fabrika e Lëngjeve dhe Frigoriferi), KB 'Boris Kidriç' Gjilan me 3 OThPB, OPBI Rahoveci, me 4 OThPB, OP 'Dubrava' Istog me 2 OThPB, OP 'Drenica' Gllogovc me 5 OThPB, Koop.Bujqësore Lipjan me 3 OThPB, Instituti Bioteknik në Pejë me 5 OThPB: Fidanishte, Shërbimet shkencore të blegtorisë dhe veterinës, Shërbimet shkencoretë ekonomikës, zhvillimit dhe inxhinieringut, Shërbimet shkncore të orodhimit të bimëve dhe Stacioni bujqësor; OPB 'Shar-proizvodi' Dragash, OBI 'Suhareka' me 3 OThPB, OP 'Produkt' Serbicë me 4 OThPB, OP Banka Interne në Fushëkosovë, 'Agrokosova-komerc'Fushëkosovë me 4 njësi afariste (në Beograd, Sarajevë, Shkup e Nish).

Regjimi okupues i Serbisë me masat dhe integrimet e dhunshme, të gjitha këto i pat integrua në kuadër të PKB-së Beograd, duke ua plaçkitë mjetet e punës dhe mjetet financiare, por megjithatë tokën,objektet dhe disa fabrika nuk ka mund t'i marrë. Shkatërrimin e 'Agrokosovës',sikur edhe të ndërmarrjeve tjera ekonomike e industriale e 'kusuriti' procesi i privatizimit të pronës shoqërore, me ç'rast u shkatërrua baza materiale e industrisë, tokat, objektet dhe stabilimentet e fabrikave u shitën me çmime të ulta, 'për libër të Ginisit', iu ndërrua destinimi dhe u shndërruan në prona private e latifunde të disa indiviëve. Haram i paqin e mos iu dalshin për ilaçe!

Adil Fetahu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco