66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak për shkak të krizës

66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak për shkak të krizës

21:52, 09/12/2022

Më fillimin e luftës në Ukrainë, në fillim të këtij viti, Evropa është përfshirë në një krizë ekonomike, ku vendet më të varfra e kanë ndjerë ketë krizë më shumë.

Inflacioni në vendet Ballkanike ka shkuar deri në 15%, brenda viti, ku ka prekur edhe shportat e qytetarëve.

Sipas një hulumtimi nga euronews, 66,2%, shqiptarëve shpenzojnë më pak.

“Për të përballuar krizën, 66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo. 36.4% e tyre kanë hequr dorë nga disa shpenzime, 35% e tyre blejnë më lirë dhe 30% e tyre konsumojnë më pak. Por ka edhe nga ata të cilët kanë kërkuar ndihmën e fëmijëve për t’u përballur me krizën dhe janë 11.8%, ndërsa 7% kanë kërkuar ndihmën e të afërmeve dhe 2.6% kanë marrë borxh”.

Rritjet e çmimeve janë duke u vërejtur në çdo sektor, duke filluar nga shportat ushqimore e deri tekë alkooli dhe cigaret.

“Për 99.6% të shqiptarëve rritja e çmimeve ka qenë më e dukshme tek shporta ushqimore. 66.6% e tyre mendojnë se transporti është bërë më i kushtueshëm. Ndërsa më pas lista pasohet nga alkooli dhe duhani me 33.2%, banimi me 32.1%, shëndetësia 19.2% dhe veshjet 18.8%”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco