Hungaria heq kufirin e çmimeve të karburantit, mungesa krijoi panik dhe radhë në pikat e furnizimit

Hungaria heq kufirin e çmimeve të karburantit, mungesa krijoi panik dhe radhë në pikat e furnizimit

12:53, 07/12/2022

Hungaria ka hequr kufirin për çmimet e karburantit, pas një vale të fundit paniku për furnizim dhe radhëve të gjata në pompat e benzinës.

Kufiri i vendosur nga shteti prej 480 forinte (1,17 eurosh) për litër, u anulua me efekt të menjëhershëm të martën, njoftoi ministri i shtetit Gergely Gulyas.

Çmimet tani do të vendosen sipas normave të tregut prej 640 forinta (1,56 eurosh) për litër benzinë dhe 699 forinta (1,70 euro) për litër naftë, tha ai në një konferencë për shtyp.

Qeveria e Hungarisë e vendosi kufirin e çmimit të karburantit në nëntor 2021 për të frenuar rritjen e çmimeve, por kompania shtetërore e energjisë MOL që atëherë ka luftuar për të vazhduar me kërkesën, duke rezultuar në disa mungesa.

Konsumi i karburantit në Hungari është rritur rreth 25% që nga viti i kaluar. Kompanitë e huaja gjithashtu i pakësuan dërgesat e karburantit në Hungari pas vendosjes së kufirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco