Mblidhet Komisioni për Buxhet, diskutohet për Trust-in

Mblidhet Komisioni për Buxhet, diskutohet për Trust-in

07:29, 07/12/2022


Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës.

Në këtë mbledhje po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022 dhe votimi i Raportit Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2021.

Ndryshimi i Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, ka kohë që është duke u debatuar në qarqe të ndryshme.


Për ndryshimin e projektligjit të Trusti-it, ka pasur protesta dhe janë mbledhur mijëra nënshkrime të cilat janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.

Zë kritik ndaj këtij ndryshimit të projektligjit është FMN e cila ka vlerësuar se mjetet e kursimeve pensionale, nuk duhet të preken. Vite më parë në Kosovës, është bërë ndryshimi i ligjit, nga i cili qytetarët kanë tërhequr 10 % të mjeteve të tyre.

Po ashtu Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Opec për Zhvillim Ndërkombëtar dhe shqyrtimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco