Në vend të investimeve, kryetari i Vushtrrisë shpenzon para të buxhetit për kalendar zyrash

Në vend të investimeve, kryetari i Vushtrrisë shpenzon para të buxhetit për kalendar zyrash

11:23, 05/12/2022

Në prag të festave të fund vitit në institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale po rriten shpenzimet.

Disa për dekorime të qyteteve, objekteve, blerjes së dhuratave, por Komuna e Vushtrrisë ka ndarë një shumë edhe për blerjen e kalendarëve të rinj për tavolinat e zyrave.
 
Këto kalendarë të vitit 2023 do ti kushtojnë buxhetit të komunës hiq më pak se 875 euro. Kjo ani pse kalendarin zyrtarët e komunës e kanë edhe në kompjuterët e tyre apo edhe në telefonat mobil - raporton Syri.

E për tu furnizuar me kalendarë, komuna e Ferit Idrizit nga PDK-ja, ka nënshkruar kontratë me “BMS SOLUTIONS L.L.C.”.

Më poshtë gjeni njoftimin për nënshkrimin e kontratës: 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco