Llugaliu: Kemi rritje të performancës – të hyrat 1.4 miliard, eksporti 800 milionë

Llugaliu: Kemi rritje të performancës – të hyrat 1.4 miliard, eksporti 800 milionë

14:07, 03/12/2022

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka thënë se vitin 202 do ta mbyllin me performancën tejet të mirë.

“Sot presim që ta mbyllim raporton me 1.4 miliard të hyra, 135 milionë më shumë sesa viti i kaluar për të njëjtën periudhë”, ka thënë ai në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.

“Krahas rritjes ekonomike, kemi trefish trendin e rritur të të hyrave. Vjet rritja ekonomike ka qenë 10 përqind, të hyrat tona 30 përqind më të larta, sivjet pritet që të ketë rritje ekonomike 4 përqind kurse të hyrat e doganës do të kenë rritje prej 12 përqind. Kështu është vendosur trend i jashtëzakonshëm me vitet e mëhershme”.

Llugaliu ka thënë se ka edhe rritje të importit, por më tepër ka regjistruar rritje eksporti i produkteve kosovare.

“Për periudhën janar-nëntor kemi rritje 150 milionë. Eksporti ka shkuar në total 800 milionë, apo 23 përqind rritje më shumë sesa viti i kaluar”.

“Eksportin kryesor tani për tani e bëjmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këto 2-3 vitet e fundit. Marrëdhëniet dypalëshe, ShBA-Kinë kur kanë zbatuar politika proteksionin kanë krijuar hapësira për bizneset e Kosovës. Edhe me Serbinë e kemi të rritur eksportin 100 përqind”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco