'Numri më i madh i ndërmarrjeve i takon tregtisë'

'Numri më i madh i ndërmarrjeve i takon tregtisë'

15:34, 30/11/2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka publikuar rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN) për vitin referues 2021. Ky publikim, sipas ASK-së, me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë, sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.

Sa i përket sektorëve ekonomikë, numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 17 554 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (38.6%); shërbimet biznesore dhe shërbimet e tjera me 10 302 ndërmarrje (22.7%); industria përpunuese (prodhimi) me 5 832 ndërmarrje (12.8%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 4 370 ndërmarrje (9.6%); ndërtimtaria me 3 838 ndërmarrje (8.4%); informacioni dhe komunikimi me 1 576 ndërmarrje (3.5%); transporti dhe magazinimi 1 611 ndërmarrje (3.5%); xehetaria dhe gurëthyesit me 170 ndërmarrje (0.4%); furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 152 ndërmarrje (0.3%); si dhe furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 63 ndërmarrje (0.1%).

Ndërsa, sa i përket punësimit për sektorët ekonomikë, të cilat kanë qenë pjesë e hulumtimit, siç është njoftuar, ka dalë që numri total i të punësuarve arrin shifrën 23 3295, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 79 620 të punësuar, ose shprehur në përqindje (34.1%); industria përpunuese (prodhimi) me 39 718 të punësuar (17.0%); shërbimet biznesore me 30 238 të punësuar (13.0%); ndërtimtaria me 25 498 të punësuar (10.9%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 21 266 të punësuar (9.1%); informacioni dhe komunikimi me 13 979 të punësuar (6.0%); si dhe sektorët tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.

“Karakteristikë tjetër, që vlen të përmendet, është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 53.3%; industria përpunuese (prodhimi) me 13.2%; ndërtimtaria me 9.9%; furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 7.3%; aktivitetet e shërbimeve të tjera me 6.1%; kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit. Sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore bruto, ajo sillet rreth 411 Euro në aktivitetet e përfshira në anketë.”, është bërë e ditur në komunikatën e ASK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco