Kosova, me politikën kreditore më të ashpër në rajon

Kosova, me politikën kreditore më të ashpër në rajon

09:50, 30/11/2022 Nga A.S

Sektori bankar në gjysmën e parë të vitit 2022, realizoi fitim në vlerë prej 67.5 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar që nga themelimi i sektorit bankar për periudhën e gjashtëmujorit të parë. Kështu thuhet në raportin e BQK-së mbi vlerësimin gjashtë mujor të ekonomisë, për periudhën janar-qershor 2022, shkruan Syri net Kosova.

Këtë rezultat financiar BQK po ia atribuon të hyrave nga interesi, që përfaqësojnë 71.2 përqind të gjithsej të hyrave. Por, si e komentojnë një të gjetur të tillë njohësit e ekonomisë?

Jakup Bellaqa po vlerëson se sektori banker shënoi këtë ‘sukses’ falë inflacionit çka çoi edhe në rritje të interest, situatë në të cilën e pësuan kredimarrësit, pra qytetarët.

“Interesi i kredive është shumë i lartë, ku si faktorë janë si në vijim a) Ku ka ndikuar për shkak të inflacionit dy shifror ku janë ngritur të gjitha çmimet e artikujve bazik, rrjedhimisht është rritur kostoja e jetës dhe për shkak të krizës socio - ekonomike, është rritur kërkesa për kredi dhe kjo ka rezultuar qe te zhvillohet sektori kreditor dhe të rritet interesi bankar, ku në ketë rast më shumë kanë fituar bankat se sa që kanë pasur leverdi ekonomike kredimarrsit”, ka thënë ai për Syri net Kosova.

Për Bellaqen, për një ekonomi të zhvilluar, më e rrugës do të ishte ulja e intersit të kredive, veprim ky që do të ndikonte automatikisht në konsum të qytetetarëve dhe në ngritje të cilësisë së shëndetit ekonomik.

“Andaj, do të duhej që të rregullohej tregu monetaro - kreditor, e këtë punë do të duhej ta bënte BQK si autoritet me kompetencë ligjore e cila e monitoron dhe e rregullon këtë sektor që interesi duhet të jetë sipas mekanizmit të tregut bankar ( oferta-kërkesa) dhe sipas rajonit. Konkludimi im është në ketë rast se ekonomia zhvillohet nëse kreditë ipen me interes sa më të ultë ku edhe do të ndikonte që të rritet konsumi i qytetarëve që do të reflektonte në ngritjen e cilësisë së shëndetit ekonomik”, përfundon ai.

Për njohësin tjetër të kësaj fushe, Musa Limani Kosova nëse shikohet nga bruto produkti vendor për kokë banori, është nga vendet më të pazhvilluara në botë, ndërsa në anën tjetër ka politikën kreditore më të ashpër në rajon.

Limani tregon edhe një nga aryset kyçe se çka e ka mundësuar ekstra profitin e bankave komerciale.

“Siç dihet, Kosova për kah niveli i zhvillmit ekonomik, matur me Bruto Produktin Vendor për një banor, si tregues më relevant që shpreh nivelin e (mos)zhvillimit, paraqet vendin më të pazhvilluar, jo vetëm në Ballkan e Evropë, por hyn në familjen e vendeve më të pazhvilliara të botës. Ndërkaq, Kosova ka politikën kreditore më të ashpër në rajon, në vend që të jetë e kundërta, sepse kreditë paraqesin faktorë material shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.Andaj, duke mos lënë anash edhe faktorët e tjerë, diferencat e mëdha në mes lartësisë së lartë të interesit të kredive prodhuese dhe konsumuese (pozitive për bankat) dhe lartësisë së normës së depozitave që janë shumë të ulëta ( negative për bankat) rezulton në realizimin e ekstra profitit të bankave komerciale”, ka thënë ai për Syri net Kosova.

Theksojmë se nga BQK njoftuan se gjithsej të hyrat në sektorin banker arritën vlerën prej 168.9 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.6 përqind (11.1 përqind një vit më parë). Ndërsa në rritjen e të hyrave kontributin kryesor kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 71.2 përqind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kishin kontributin kryesor në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit. Për dallim nga periudhat e kaluara, me rritje mjaftë të lartë u karakterizuan të hyrat nga interesi prej mjeteve të mbajtura në bankat tjera, që mund të jenë ndikuar nga rritja e normave të interesit në depozita. Përderisa, kategoria e të hyrave nga jo interesi shënoi rritje më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë, prej 13.3 përqind (23.9 përqind në qershor 2021), dhe arritën në vlerën prej 42.1 milionë euro kryesisht rezultat i arkëtimeve nga tarifat dhe komisionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco