Qeveria miraton Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë

Qeveria miraton Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë

11:01, 23/11/2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publikë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paraqitur para kabinetit qeveritar si fillim Projektligjin për Zyrtarët Publikë, i cili u miratua.

Pas kësaj, pa asnjë abstenim dhe kundërshtim, kabineti qeveritar ka miratuar projektligjet në fjalë.

Tutje me këtë rast, ministri ka paraqitur për votim edhe Projektligjin për Paga.

“Mungesa e deritanishme e bazës ligjore që rregullon sistemin e pagave në sektorin publik dhe një mori padrejtësisht me vlerësimin e të punësuarve, përcaktimi i pagës me pothuajse 60 akte të veçanta ka fragmentuar sektorin dhe ka shfaqur mungesën e transparencës. Si ministri përgjegjëse kemi kërkuar një kohë të gjatë analizën e situatës që ka caktuar thelbin e punës në sektorin publik.Sot propozojmë para jush projektligjin për paga në sektorin publik. Reforma në administratë publike është e mangët pa ligjin për paga, prandaj ky ligj synon mirëmbajtjen dhe rregullat e pagës. Kjo s’mund të arrihet ndryshe përpos barazisë dhe drejtësisë. Miratimi i këtij ligji duke marrë parasysh rëndësinë që ka ju ftoj të votoni”,tha Sveçla.

Kabineti qeveritar me këtë rast ka votuar, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco