Eurostat: Kafeja mund të bëhet një produkt luksi ndërkohë që inflacioni godet BE-në

Eurostat: Kafeja mund të bëhet një produkt luksi ndërkohë që inflacioni godet BE-në

18:24, 06/10/2022

Rituali i rregullt i mëngjesit i një filxhani kafeje tani po u kushton konsumatorëve në Bashkimin Evropian shumë më tepër sesa disa muaj më parë.

Shifrat nga Eurostat, theksojnë rritjen e mprehtë të mallrave bazë – dhe se si disa vende po përballen me rritje të çmimeve mbi 100% për shkak të inflacionit.

Çfarë tregojnë të dhënat?

Çmimi mesatar i kafesë në të gjithë BE-në u rrit me 16.9% në gusht krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2021, treguan të dhënat e fundit.

“Fillimi i ditës me një filxhan kafe të nxehtë është një rutinë e përditshme për shumë njerëz. Megjithatë, rritjet e fundit të çmimeve mund ta bëjnë këtë mëngjes pothuajse një luks,” tha Eurostat në një deklaratë.

Diferenca është veçanërisht e madhe në krahasim me të dhënat e një viti më parë. Në gusht 2021, çmimi i kafesë ishte mesatarisht 0,5% më i lartë se në gusht të 2020.

Për ata që shtojnë sheqer ose qumësht në filxhanin e tyre, kostot u rritën edhe më shumë.

Çmimi mesatar i qumështit të freskët u rrit mesatarisht për 24.3% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimet e qumështit të freskët me pak yndyrë u rritën me 22.2% në të njëjtën periudhë.

Sheqeri pati rritjen më të madhe, sipas Eurostat – me çmimin që u rrit me 33.4% krahasuar me vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco