Rizvanolli kumton hapjen e thirrjes për subvencionim për ngrohje, por s’ka ndihmë për izolim të shtëpive

Rizvanolli kumton hapjen e thirrjes për subvencionim për ngrohje, por s’ka ndihmë për izolim të shtëpive

11:29, 06/10/2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur sot një konferencë për media për masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët. Ajo ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për ngrohje për qytetarët.

”Nga sot kemi hapur thirrjen për subvencionim për ngrohje në vlerë prej 6 milionë uro. Pajisjet që subvenconohen janë dru, pelet, në masë deri 70 për qind të vlerës së investimit ose 1200 euro. Pompa termike që ulin shpenzimet e energjisë deri në 70 për qind, konsicionerët eficientë, stufat individuale eficiente me biomasë”.

‘Izolimi i shtëpive është diçka që është konsideruar. Tani po fillojmë me fuzionim të pajisjeve për ngrohje duke qenë se kjo është një skenë relativisht më lehtë e realizueshme nga ana administrative kërkon më pak kohë dhe ka më pak hapësirë. Skemat për izolim, ne si insitucione kemi pak përvojë, duke marrë parasysh kompeksitetin e izolimit të shtëpive, nuk kemi dashtë të bëjmë masa të shpejta, në mënyrë që ë mos lejojmë keqpërodri,ni e asnjë euro të konsumatorëve..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco