Parashikon Ibrahimi: Këtë vit mund të ketë recesion në Kosovë

Parashikon Ibrahimi: Këtë vit mund të ketë recesion në Kosovë

10:09, 06/10/2022

Kryetari i Bordit të Guvernatorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi, thekson se sipas raportit të Bankës Botërore në vitin 2021 rritja ekonomike në Kosovë ishte 10.5%.

Ibrahimi bën të ditur se sipas të njëjtit institucion, rritja ekonomike në vitin 2022 pritet të jetë 3.1%.

Ai pyet se çfarë ndodhi që brenda një viti kemi një rënie kaq të madhe të rritjes ekonomike.

“Çka ndodhi që brenda një viti të kemi një rënie kaq të madhe të rritjes ekonomike? Cfarë bëri mirë qeveria në 2021 e ku huqi në 2022?” shkruan Ibrahimi në Facebook.
 
Ibrahimi bën edhe një parashikim se si do të jetë rritja ekonomike për kete vit.

“parashikimi im më optimist është që rritja për vitin 2023 të jetë rreth 1% ndërsa parashikimi më realist është se do të kemi recesion”

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco