Banka Botërore demanton të gjithë: Kosova në vitin 2022 ka rritje vetëm 3.1%

Banka Botërore demanton të gjithë: Kosova në vitin 2022 ka rritje vetëm 3.1%

13:13, 05/10/2022

Në një raport të publikuar së fundi të Bankës Botërore, produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kosovës parashikohet të jetë 3.1% në vitin 2022, duke shënuar rënie në projeksionin e qershorit për rritje ekonomike prej 3.9%.

Rritja ekonomike e vendit më pas pritet të përshpejtohet në 3.7% në 2023, thuhet në raportin e saj vjeshtorë të botuar të martën. Kjo është me 0.6 pikë përqindjeje më e ulët krahasuar me parashikimin e bankës në muajin qershor.

Ngadalësimi i pritur ekonomik i vendit është rezultat i inflancionit, i cili  pritet që rritja ekonomike e Kosovës të ngadalësohet në vitin 2022 pasi presionet e inflacionit kufizojnë rritjen e konsumit privat dhe zvogëlohen investimet.

Nga ana tjetër, eksportet dhe shërbimet neto, të mbështetura nga kërkesa më e lartë e diasporës, rritja e kredisë dhe transfertat publike, pritet të jenë nxitësit kryesorë të rritjes.

“Perspektiva afatmesme mbetet pozitive. Megjithatë, ajo është gjithashtu e zhytur nga rreziqet negative që lidhen me rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë dhe presionet rritëse mbi normat e interesit,” thekson Banka Botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco