Lajme të zeza për çmimin e naftës

Lajme të zeza për çmimin e naftës

11:42, 05/10/2022

Emanuel Bajra përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar lajme të zeza pë çmimin e naftës, shkruan Syri.net Kosova.

Shkruan Emanuel Bajra:

Biden dhe SHBA-të po bëjnë çmos që ta bindin Arabinë Saudite dhe vendet e OPEC-ut që të mos reduktojnë ekstraktimin e naftës këtë dimër.
[👉] Deri në 2 miljon barrela për ditë OPEC planifikon reduktimin e naftës.
[👉] Nëse procedohet me këtë plan, atëherë Biden dhe gjithë perëndimi e di që krizat sociale, politike dhe ekonomike për SHBA-të dhe Eurozonën do të jenë të pa ndalshme.
[👉] Pritet rritje ASTRONOMIKE e çmimit të naftës.
[👉] Perēndimi dhe bota do të duhet të bëjnë çmos që të mos lejojnë një reduktim të tillë të OPEC.
[👉] Putini dhe Trump në ndërkohë fërkojnë duart, duke pritur në qoshen e kaosit për të u thënë një ditë përkrahësve të vet “Ua kemi thënë… [🤷‍♂️] ”.
[👉] Rritja e çmimit të naftës pashmangshëm se do ti rritë gjasat për një luftë të tretë e të fundit botërore.
[👉] Muhammed Bin-Salman, udhëheqësi shpirtërorë dhe admimistrativ i Arabisë Saudite është mik i ngushtë i Trump dhe përkëdhelës i Putin - Këtij të fundit i intereson rrëzimi i Biden dhe demokratëve nga pushteti. Nafta dhe ngritja e çmimit tê saj veç sa ja mundëson atij këtë strategji gjeopolitike.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco