Paralajmërohet 'zi e terr' për vitin që po vjen nga Banka Botërore, nuk shpëton as Kosova

Paralajmërohet 'zi e terr' për vitin që po vjen nga Banka Botërore, nuk shpëton as Kosova

17:34, 04/10/2022

Rritja reale e Bruto Prodhimit Vendor (GDP) të Kosovës pritet të ngadalësohet në 3.1% në vitin 2022 pas një ngadalësimi të investimeve dhe konsumit privat, thuhet në raportin më të ri të Bankës Botërore për ekonominë në Evropë dhe Azi Qendrore, të titulluar Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje.

Sipas raportit, në kontekstin aktual, mbështetja për të zbutur ndikimin e çmimeve në rritje të energjisë dhe ushqimeve duhet të fokusohet tek më të cenueshmit.

“Ndërsa në periudhën afatmesme, zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore në energji, arsim, mbrojtje sociale dhe kujdes shëndetësor është thelbësor për të rritur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të Kosovës”, thuhet në raport.

Ndërkaq edhe vendet e tjera pritet  që të kenë ngadalësim të rritjes ekonomike, në disa tjera edhe rënie.

“Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të shpërnguljeve në botë që nga Lufta e Dytë Botërore – duke shtuar një numër tashmë historikisht të lartë të refugjatëve në nivel global. Pushtimi gjithashtu ka përshpejtuar ndjeshëm ngadalësimin e aktivitetit ekonomik global, me ekonominë globale në rrezik të rrëshqitjes. në recesion në vitin 2023”, thuhet në raport.

Edhe institucionet në Kosovë kanë paralajmëruar për një dimër të vështirë, sidomos në fushën e energjisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco