Ja sa ishte inflacioni në Kosovë nga viti 2014 deri në 2021

Ja sa ishte inflacioni në Kosovë nga viti 2014 deri në 2021

23:23, 02/10/2022

Në Kosovë janë ngritur çmimet e të gjitha produkteve. Po ashtu, vazhdon ngritja e çmimeve të disa produkteve bazë.

Çmimet e prodhimeve dhe shërbimeve në Kosovë, si kudo në Evropë, kanë nisur të rriten vitin e kaluar.

Fillimisht ka qenë pandemia e koronavirusit që ka shkaktuar çrregullime në tregje, e pastaj edhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

Norma e inflacionit në Kosovë, në muajin gusht, ka arritur mbi 13 për qind.

Rritje të çmimeve kanë pësuar gati të gjitha produktet bazike, nga buka, vaji, sheqeri, mielli deri te pemët e perimet. Paga mesatare bruto në Kosovë është 484 euro, ndërsa pensionet sillen nga 100 deri në 265 euro.

Por, sa ishte inflacioni në 8 vitet e fundit?

Të dhënat nga ASK-ja:

Në vitin 2014, Inflacioni ( indeksi i çmimeve të konsumit) ishte 0, 4 për qind.

Në vitin 2015, inflacioni ishte – 0, 4 për qind.

Në vitin 2016 ishte 0, 3 për qind.

Në vitin 2017 ishte 1, 5 për qind.

Në vitin 2018 ishte 1.1 për qind.

Në vitin 2019 ishte 2, 7 për qind.

Në vitin 2020 kishte rënë në 0, 2 për qind.

Në vitin 2021 ishte regjistruar në vlerë prej 3, 4 për qind.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco