BQK tregon sa është rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022

BQK tregon sa është rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022

13:17, 28/09/2022
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 është rreth 3.7 për qind.
 
Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, tha se presioni i inflacionit dhe rënia e fuqisë blerëse kanë bërë një gjë të tillë.
 
Para deputetëve, ai tha se BQK-ja nuk ka mundur të ketë vendimmarrje sa i përket inflacionit, pasi i njëjti është i importuar.
 
Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar ka pasur 1.5 miliardë euro remitenca.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco