Nga KEDS-i thonë se na pret një dimër i vështirë

Nga KEDS-i thonë se na pret një dimër i vështirë

07:58, 28/09/2022
Ka më shumë se një vit prej se Kosova po përballet me krizë energjetike. Kriza që po mbretëron edhe në Evropë po arsyetohet me ngritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. 
 
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka analizuar situatën me të cilën pritet të përballet Kosova. Buzhala ka thënë se Kosovën e pret një dimër i paparishikueshëm.
 
“Realisht Kosova është në krizë energjetike, që nga viti i kaluar aktualisht jemi në situatë emergjente, gjendja është pragjile, fatkeqësisht në vend që të ulet konsumi, gjatë muajit shtator është vërejtur një rritje e konsumonit, që shkon afër 5% në nivel mujor, ndërsa ditëve të fundit rritja ka qenë shumë e madhe. P, sh dje ka qenë 10% më tepër se dita e njëjtë vitin e kaluar, indikacioni janë të përkeqësimit. Aktualisht gjendja është stabile, nuk ka kufizime të energjisë elektrike, kërkesa po mbulohet. Mirëpo, ne jemi duke ju trembur shumë dimrit, çka do të ndodh gjatë dimrit kur kërkesa vazhdon të rritet tutje, për shkak se qytetarët ngrohen me energji elektrike masivisht”, deklaroi zëdhënësi i KEDS-it për IndeksOnline.
 
Buzhala bëri thirrje tek qytetarët që mos të ngrohen me energji elektrike, por të zgjedhin format alternative. Sipas tij, jo vetëm Kosova është në krizë energjetike por e gjithë Evropa.
 
“Apeli ynë i vazhdueshme është që qytetarët mos të ngrohen me energji elektrike, sepse po vendosin që të ngrohen në mënyrë të pasigurt, pasi që jo vetëm Kosova por e gjitha Evropa është duke hyrë në situata të turbullta energjetike, të paparashikueshme dhe nuk e dimë sa dhe si do të këtë energji elektrike”, vijoi Buzhala.
 
Zëdhënësi Viktor Buzhala, ka thënë qe Kosovën po e pret një dimër shumë i vështirë dhe i paparashikueshëm. Ai theksoi se qytetarët rrezikojnë të merdhihen nëse vazhdojnë të ngrohen me energji elektrike.
 
“Janë tre faktorë të cilit e rrisin stabilitetin apo parashikueshmërinë. I pari është prodhimi vendor, e dyta është kërkesa dhe e treta janë çmimet në berzat ndërkombëtarë. Prodhimi vendor aktualisht është aq sa janë kapacitetet e caktuara dhe nuk mund të lëvizin, kërkesa është ajo që mund të lëvizë. Nëse kërkesa është kontabil me prodhimin vendor atëherë ne nuk do të kemi probleme, mirëpo, fatkeqësisht indikacionit janë që situata do të jetë më e keqe se vitin e kaluar kur çmimet veç se ishin në qiell, ndërsa këtë vit çmimet janë dukshëm më të larta se vitin e kaluar. Prandaj, situata është shumë e paparashikueshme, mirëpo ajo që mund të themi tash është qe na pret një dimër jashtëzakonisht shumë i vështirë dhe shumë më i vështirë se vitin e kaluar. Po hymë në ujëra të turbullta, qytetarët duhet të ngrohen me forma alternative, pasi që me energji elektrike rrezikojnë të merdhihen”, bëri të ditur ai
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco