Në 2021-ën, Kosova shënoi rritjen më të lartë ekonomike që nga shpallja e pavarësisë

Në 2021-ën, Kosova shënoi rritjen më të lartë ekonomike që nga shpallja e pavarësisë

08:37, 24/09/2022

Ekonomia e Kosovës në vitin e kaluar u rrit rreth 11% në krahasim me vitin 2020. Kjo rritje reale e ekonomisë, njëherësh regjistrohet si më e larta ndër vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Bruto produkti vendor për kokë banori në shumën 2,057 euro sa ishte në vitin 2008, në vitin 2021 arriti në 4,486 euro, apo 2,429 euro më tepër.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregon se Bruto Produkti Vendor (BPV) me çmime aktuale në vitin 2021 ishte 7 miliardë e 957.8 milion euro.

Sipas ASK-së, rritja reale në vitin 2021, ne krahasim me vitin 2020 ishte 10.75 për qind. BPV për kokë banori për vitin 2021 ishte 4,486 euro.

Burimi: Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK)
Burimi: Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK)

Rritje më të lartë të aktiviteti ekonomik pati në hotele dhe restorante.

“Rritje reale për vitin 2021 kishte në këto aktivitete ekonomike: Hotele dhe restorante (34.7%); Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave (18.8%); Transport dhe magazinim (14.3%); Industri përpunuese (10.6%); Ndërtimtari (8.8%); Aktivitete administrative dhe mbështetëse (8.5%); Art, zbavitje dhe rekreacion (8.0%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike (6.7%); Edukim (6.6%); Aktivitete financiare dhe të sigurimit (6.2%); Furnizim me ujë (6.1%); Informim dhe komunikim (4.3%); Industri nxjerrëse (4.3%); Shërbime të tjera (3.6%); Afarizëm me pasuri të patundshme (2.5%); Shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale (1.1%).”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie kishte në këtë aktivitete: Administrim publik dhe i mbrojtjes, sigurim i detyrueshëm social -0.9 për qind, Furnizim me energji elektrike dhe me gaz -2.1 për qind, Bujqësi,  gjueti, pylltaria dhe peshkim – 2.5 për qind.

Në anën tjetër, rritje reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2021 ishte te: Eksporti i shërbimeve 88.8 për qind, eksporti i mallrave 51.6 për qind, importi i shërbimeve 44.3 për qind, importi i mallrave (FOB) 28.8 për qind, formimi i bruto kapitalit 10.7 për qind, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 9.0 për qind, shpenzimet e konsumit final 7.5 për qind.

ASK tregon se ku pati rënie.

“Kurse, rënie kishte në këta komponentë:  Ndryshimet në inventar (-7.9%).”, tregon ASK.

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës  (ASK) me publikimin, të dhënat e rishikuara të Bruto Produktit Vendor (BPV) sipas dy qasjeve (sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve), me çmime aktuale dhe çmime te vitit paraprak për periudhën 2008-2021.

Burimi: Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK)
Burimi: Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco