'Ngritja e pagave e shujtat e ushqimit', Sindikata e KEK-ut ka këto kërkesa për menaxhmentin

'Ngritja e pagave e shujtat e ushqimit', Sindikata e KEK-ut ka këto kërkesa për menaxhmentin

17:29, 22/09/2022

Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në një takim të zhvilluar me drejtorin menaxhues të kësaj ndërmarrje ka njoftuar për disa kërkesa të tyre, shkruan Syri.net Kosova.

Kryetari i kësaj sindikate Nexhat Llumnica, ka njoftuar se kanë paraqitur kërkesa për ngritje page, ngritjen e shujtës së ushqimit, marrëveshjen kolektive dhe shpërndarjen e thëngjillit falas për punëtorët.

Njoftimi i plotë i Sindikatës së KEK-ut, pa ndërhyrje:

Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut, sot mbajtem takimin me drejtorin Menaxhues të KEK-ut ku diskutuam për keto kërkesa:

1.Ngritja e  pagave

2.Ngritja e shujtes së ushqimit

3.Marrëveshja kolektive

4.Shpëndarja e thengjillit falas për punëtorët.

Ngritja e pagave mbeti të diskutohet në bordin drejtues të KEK-ut.

Ngritja e çmimit të shujtes së ushqimit, në rast se nuk mund të hapen Restaurantet mbrenda 30 dite, shujta e ushqimit të paguhet në bazë të çmimit të tregut, e jo si është tani 1.74€.

Shpërndarja e thengjillit të bëhet falas për punëtorët që përdorin për nevoja familjare.

Marrëveshja kolektive në nivel ndërmarrje mbetet të fillojë negocimi menjëherë.

Me respekt kryesia ekzekutive e SRKEK-ut,

Kryetari Nexhat Llumnica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco