BE shpërdoron 153 milion ton ushqim në vit sesa importon

BE shpërdoron 153 milion ton ushqim në vit sesa importon

12:34, 20/09/2022

BE-ja shpërdoron më shumë ushqim sesa importon një gjë që mund të rrisë edhe më shumë inflacionin në vendet e eurozonës.

Një raport i fundit Feedback global tregon se rreth 153 milion ton ushqim në BE hidhen çdo vit, dyfishi i vlerësimeve të mëparshme pra rreth 15 milion ton më shumë se sa dërgohet, sipas vlerësimeve të studimit. Sasia e grurit të humbur vetëm në BE është e barabartë me afërsisht gjysmën e eksporteve të grurit të Ukrainës dhe një të katërtën e eksporteve të tjera të grurit të BE-së.

Frank Mechielsen, drejtori i Feedback Global, i cili hartoi studimin, është shprehur se në një kohë kur çmimet janë të larta dhe kriza e kostos së jetesës, është një skandal që BE-ja potencialisht po hedh më shumë ushqime sesa importon. BE-ja tani ka një mundësi për të vendosur objektiva ligjërisht të detyrueshëm për të përgjysmuar mbetjet e saj ushqimore deri në vitin 2030 për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të përmirësuar sigurinë ushqimore.

Çmimet globale të ushqimeve muajin e kaluar ishin 8% më të larta se një vit më parë , sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), të nxitura pjesërisht nga lufta në Ukrainë. Po ashtu edhe çmimet e grurit, misrit dhe sojës kanë tejkaluar këtë vit rekordet e vendosura në kulmin e krizës financiare botërore të vitit 2008.

Ekspertët e FAO-s kanë bërë të ditur se epoka e ushqimit të lirë kishte mbaruar dhe çmimet ndoshta do të mbeten të larta, edhe pasi të ketë përfunduar lufta Rusi-Ukrainë. Raporti nxjerr rreth 90 milion ton mbetje ushqimore për prodhimin primar  tre herë më shumë se mbetjet shtëpiake. Shumica e kësaj është ndoshta e paregjistruar, pasi matjet e mbetjeve të BE-së priren të përjashtojnë ushqimin e papërdorur ose të pashitur në ferma. Rreth 20% e prodhimit të ushqimit të BE-së shpërdorohet çdo vit, ka një kosto për bizneset dhe familjet e BE-së prej 143 miliardë Euro në vit. 

Klan News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco