Elezi: Energjia blihet kur çmimi është më i lartë në bursë! U shpërdoruan 4 mln euro për 1 javë

18:03, 18/08/2022

Eksperti i energjisë, Eduard Elezi, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon ka folur për deklarata e ministres Balluku për qytetarët 'fikni dritat para se të dilni nga shtëpia' dhe menaxhimi i rezervave energjitike.


Duke iu referuar kohës para një jave, Elezi theksoi se  energjia në Shqipëri është blerë me dyfishin e çmimit, por sipas tij ka ndodhur edhe një fenomen tjetër që blihet sasia e energjisë në ditën kur bursa ka çmimin më të lartë të saj. 


Sipas ekspertit, në vetëm një javë, shpërdorimi i parasë publike nga mënyra e prokurimit të energjisë elektrike, familjari shqiptar, qytetari dhe biznesi shqiptar kanë humbur 4 milionë euro.


Elezi: Duke iu referuar bursës hungareze, energjia në Shqipëri është blerë me dyfishin e çmimit. Ka ndodhur edhe një fenomen tjetër që blihet sasia e energjisë në ditën kur bursa ka çmimin më të lartë të saj. Para kësaj jave ata kanë lidhur kontratën me 520 euro dhe gjatë gjithë javës bursa hungareze ka pasur çmime nën 400 euro.

Vetëm për një javë, shpërdorimi i parasë publike nga mënyra e prokurimit të energjisë elektrike, familjari shqiptar qytetari dhe biznesi shqiptar kanë humbur 4 milionë euro në vetëm një javë. Këta kanë shpërdoruar paranë publike pasi dihet se nuk paguan shteti por qytetari dhe biznesi shqiptar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco