Indeksi i Çmimeve të Konsumit: 7.5% rritje këtë korrik

Indeksi i Çmimeve të Konsumit: 7.5% rritje këtë korrik

07:54, 09/08/2022

muajit dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit për korrikun 2022 është 7,5 për qind. Kurse një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 për qind.

Sakaq, ndryshimi mujor krahasuar me qershorin 2022 është 0,2 për qind, sipas një raporti të fundit nga INSTAT-i.

Ndryshimet vjetoretë Indeksit të çmimeve të konsumit (%)

Këtë korrik, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,59 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,14 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,66 pikë përqindje, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,32 pikë përqindje, kurse çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,27 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuuar me +0,25 pikë përqindje, “Veshje dhe këpucë” me +0,09 pikë përqindje, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje.

Ndërkaq, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuuar me +0,03 pikë përqindje, ndërsa “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje secili.

Ndikimii grupeve në ndryshimin vjetor

Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,7 për qind, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,2 për qind, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,0 për qind.

Kurse çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” janë rritur me 5,0 për qind, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2 për qind, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4 për qind dhe “Veshje dhe këpucë” me 2,1 për qind.

“Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5 për qind, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,7 për qind secili, “Shëndeti” me 0,5 për qind, “Argëtim dhe kulturë” me 0,2 për qind.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 30,6 për qind, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra” me 20,0 për qind, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,2 për qind, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 15,4 për qind, “peshk” 11,4 për qind, “zarzavate përfshirë patatet” me 9,5 për qind dhe “mish” me 9,1 për qind.

Ndryshimet vjetoretë Indeksit të Çmimeve të Konsumit

Krahasuar me qershorin e këtij viti, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rritën me 0,7 për qind, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6 për qind.

“Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 për qind secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 për qind secili.

Po ashtu “Shëndeti” me 0,3 për qind rritje, “Komunikimi” me 0,2 për qind dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 për qind.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,7 për qind, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,1 për qind.

Ndryshimetmujoretë Indeksit të Çmimeve të Konsumit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco