Çmimet e naftës janë kthyer në nivelet e paraluftës, për herë të parë pas 5 muajsh.
Ulja e madhe në tregjet globale nuk është ndjerë në vendin tonë, ku çmimi që paguan qytetari është 220 lekë për litër.
Çmimet e naftës kanë rënë në nivelet e tyre më të ulëta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Në bursën e Londrës, një fuçi po shitet për pak se 95 dollarë, ndërsa në pikat e karburanteve 1 litër tregtohet për 220 lekë.
Më këto kuota në tregjet ndërkombëtare, në vendin tonë, nafta duhet të ulej për herë të parë pas 5 muajsh nën 200 lekë.
Kontrollin për çmimin e lëndëve djegëse e ka marrë qeveria, me një bord që nuk lejon rritjet abuzive, dhe sot është në fuqi çmimi i vendosur në 2 gusht.
Frika e recesionit në tregjet globale ka bërë që kontratat të bien 10% në një javë, ndërsa Shqipëria mban vendin e parë në rajon dhe të 22-të në botë, për çmimin e shtrenjtë të lëndëve djegëse.
© SYRI.net