'Çmimet do rriten edhe më shumë'/ Eksperti i ekonomisë: Ja si po i vjedh Rama qytetarët me taksat e naftës

21:34, 06/07/2022

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj deklaroi në emisionin 'Këndi i Pano Sokos' në Syri Tv se qeveria duhet të heqë disa taksa nga nafta, pasi po bëhet vjedhje e hapur. Ai i bëri thirrje qeverisë të kthejë sytë nga shtresat në nevojë.

Sa i përket rritjes së çmimeve, Danaj u shpreh se shteti po përfiton duke rritur të ardhurat e veta por nga ana tjetër dëmtohet ekonomia me uljen e konsumit.

Ai deklaroi se çmimet do të rriten edhe në vitin 2023, ndërsa nafta do të ketë një kosto shtesë me 30 lekë deri në fund të vitit.

"Taksa e qarkullimit, ajo e markimit, që për mua është vjedhje, dhe të ulë pak pjesën e akcizës. Të gjitha shtetet përfitojnë me akcizën, duke qenë se kemi një fiskalizim online, nuk është më 2007 që qeveria ngarkoi çdo taksë te produkti i naftës.

I ka instrumentat ta kontrollojë, të shpërndajë taksimin. Nuk është e vërtetë që nafta nuk ndikon në ekonomi. Rishikim taksash dhe vëmëndje më të madhe për shtresat në nevojë, kjo duhet.

 Ka njerëz që s’kanë më mundësi të marrin produktet e shportës. 7 brodukte janë për mbijetesë. Nuk janë më as ushqyese për vetë popullsisë. Çmimet do vazhdojnë të rriten deri në vitin tjetër. Mbase edhe të gjithë vitin 2023.

Sa i përket naftës, në 2024 do arrijë në 60 lekë më shumë për litër naftë, 30 lekë flitet se do shkojë deri në fund të këtij viti.”-deklaroi Danaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco