Pas ndërprerjeve të furnizimit nga Rusia, Gjermania ndezë termocentralet me qymyr

Pas ndërprerjeve të furnizimit nga Rusia, Gjermania ndezë termocentralet me qymyr

16:53, 20/06/2022

Kjo lëvizje emergjente është “e hidhur por esenciale” për të zbutur kërcënimin e mungesës së energjisë ka thënë ministri i ekonomisë së Gjermanisë Robert Habeck.

Gjermania do të rrisë konsiderueshëm shfrytëzimin e qymyrit mjaft ndotës për të ruajtur furnizimin me energji para dimrit që vjen pasi ndërprerjet e furnizimit me gaz priten të dëmtojnë ekonominë më të madhe të Evropës. Qeveria gjermane ka njoftuar të dielën se do të miratonte legjislacion emergjent për të hapur termocentrale me qymyr për prodhim të energjisë elektrike dhe do t’i hedhë në ankand furnizimet me gaz të industrisë për t’i nxitur bizneset për të ulur konsumimn.

Ky zhvillim ilustron shqetësimin e thellë në Berlin rreth mungesës me furnizim në muajt e dimrit shkruan gazeta britanike The Financial Times.

“Kjo është e hidhur por në këtë situatë është esenciale për të ulur shfrytëzimin e gazit” ka thënë ministri i ekonomisë  Robert Habeck, anëtar i Partisë së Gjelbër.

Rusia ka ndërprerë me 60 % të furnizimit me gaz të tubacionit kryesor të eksportit në Gjermani këtë javë, që ka shkaktuar shqetësim në kontinent pasi janë bindur se Moska po shfrytëzon si armë eksportin e gazit si reagim ndaj sanksioneve të BE’së pas invadimit në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Italia që poashtu ka pësuar rënie të furnizimit nga Rusia, pritet të njoftojë masa emergjente në ditët në vijim nëse furnizimi nuk ripërtërihet.

Habeck tha se Berlini po punonte në kthimin e përkohshëm të 10 gigavat prodhimi nga termocentrale të lëna anash për gati dy vite: që do të rrisnin varësinë nga qymyri për energji në një të tretën.

“Situata është serioze. Është e qartë se strategjia e Putin është të na shqetësojë, për të rritur çmime, të na përçajë…Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë” tha Habeck.

Plani shkon në kundërshti me politikën klimatike të Gjermanisë që ka synim të heqë nga tregu qymyrin deri më 2030’n pasi është shumë më e karbonizuar se gazi. Tre centralet bërthamore ende aktive në Gjermani kanë kapacitet prej 4 gigavat dhe janë në orar për t’i mbyllur në fund të këtij viti. Jetëgjatësia e tyre nuk pritet të rritet pasi qeveria ka vendosur se pengesat teknike dhe ato të sigurisë janë tepër të larta.

Para invadimit të Rusisë në shkurt, Gjermania importonte 55 përqind të gazit nga t. Ditëve të fundit, eeksportuesi i kontrolluar nga shteti rus, Gazprom, ka ulur vëllimin e furnizimit përmes tubacionit NordStream1 që përshkon Detin Baltik deri në Gjermani, duke fajësuar sanksionet kanadeze që kishin lënë pajisjet pompuese të mirëmbajtura nga Siemens Energy të bllokuara në qytetin e Montreal.

Gjermania dhe aleatët në Evropë i kanë mohuar pretendimet e Gazprom, duke u arsyetuar se çështje teknike po shfrytëzohet nga Moska si shkas për hakmarrje ndaj sanksioneve të BE’së.

Gazprom nuk ka shfrytëzuar tubacione alternative për të mbuluar mungesën e dërgesës përmes NS1. Çmimet e gazit në Evropë tashmë që i janë afruar niveleve rekorde, kërcyen më tej javën e kaluar si reagim ndaj ndërprerjes së fundit. Rritja e çmimeve të energjisë po i fryjnë inflacionit dhe kostos së jetesës përreth Evropës, derisa bankat e tyre qendrore po kanë vështirësi ballafaqimi pa e dërguar vendet në recesion ekonomik.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti varësinë ndaj energjisë ruse “një gabim i politikës ekonomike të Gjermanisë” dhe ia ka thënë agjencisë së lajmeve DPA se qeveritë e kaluara lëshuan rastin për të krijuar rrugë alternative të furnizimit me gaz.

Gjermania planifikon të instalojë katër terminale lundruesee të gazit të lëngshëm natyral dhe ka caktuar si prioritet riumbushjen stoqeve me gaz që mund të shfrytëzohen në dimër. Ato momentalisht janë të mbushura me 56 %, ndërsa Habeck tha se ato do të arrijnë në 90 % deri në dhjetor.

Ne duhet dhe do të bëjmë gjithçka që të mbledhim sa më shumë gaz që është e mundur” tha Habeck, duke e vlerësuar si prioriteti më i lartë e duke shtuar se “do të ishte fort ngushtë në dimër përndryshe”. Gjermania synon që të ulë konsumin normal për rreth një të pestë pa rrezikuar caktimin e racioneve, ndërsa shton importin nga tubacioni norvegjez LNG.

Megjithatë, furnizimi përsëri mund të jetë i ngushtë, posaçërisht nëse rast të një dimri mjaft të ftohtë. Temperatura mesatar në Gjermani bie deri në 6C dhe më poshtë nga nëntori në rill, sipas rregullatori gjerman të gazit.

Analistët thonë nëse deponimi i rezervave të gazit arrin në 90 % në Gjermani, do t’ia dilte të mbulonte vetëm dy apo tre muaj të konsumit normal në dimër nëse furnizimi nga Rusia ndërpritet i tëri.

Gjermani do të caktojë edhe një mekanizëm ankandi për shfrytëzuesit e gazit në industri, tha Habeck. Kompanitë që vendosin ndërprerjen e gazit do të kompensohen, një person me njohuri rreth planeve të qeverisë gjermane i ka thënë The Financial Times, por ka hollësi që ende mbesin pa u përcaktuar.

Vitin e kaluar furnizimi me energji nga termocentralet me qymyr përbënin 15 përqind të prodhimit në Gjermani. Deri në fund të majit, Gjermania kishte , 31.4 gigavat nga termocentralet e qymyrit dhe 27.9 nga centralet me gaz në rrjetin e tyre, sipas të dhënave të rregullatorit. 10 gigavat të anuluara do të kthehen në rrjet me pak nën 5 përqind të kapacitetit të gjithsej prodhimit të Gjermanisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco