Rama e pranon: Bordi është komunist! Çmimi i naftës është më e larti në rajon

Rama e pranon: Bordi është komunist! Çmimi i naftës është më e larti në rajon

12:20, 09/06/2022

Teksa çmimi i naftës në vend ka shkuar 258 lekë për litër, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë pranoi në Kuvend se se Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit në rajon.

“Është e vërtetë që kemi një çmim karburanti më të lartë se sa të tjerët në rajon. Kjo është e vërtetë! Por ndryshe nga të tjerët në rajon, ne kemi taksat më të ulëta. Sepse ndryshe nga rajoni, ne biznesit të vogël s’i marrim asnjë lekë”, tha Rama.

"Ne u japim para të gjithë shqiptarëve që lëvizin me transport publik, ndryshe nga sa bën rajoni. Barrën e krizës do ta shpërndajmë që t’u japim mundësi atyre që prodhojnë e eksportojnë, ta ndjejnë më pak; ata që shkojnë në punë me autobus, mos ta ndjejnë fare”.

Më tej, ai foli për Bordin e Transparencës, duke e pranuar se është bord komunist.

“Në kushtet normale është bord komunist. Por në kushte anormale, ai bord është një ndihmë. Ai bord ka një meritë për këtë fazë: merita është se vendos një tavan mbi të cilin të tjerët nuk mund të shkojnë. Pastaj llogaritë me laps e letër jashtë realitetit mund t’i bëjë kush të dojë,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco