Rritja e çmimeve, Vasili: Qeveria shqiptare grabitqare jep ndihmë 12 herë më pak se Maqedonia

Rritja e çmimeve, Vasili: Qeveria shqiptare grabitqare jep ndihmë 12 herë më pak se Maqedonia

12:46, 06/06/2022

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar nivelin e mbështetjes që jep qeveria shqiptare për të përballuar rritjen e çmimeve tek shtresat në nevojë, duke e krahasuar në raport me Maqedoninë.

“Në momentin më të vështirë të rritjes së cmimeve rilindja pergatiti një paketë ndihme për shqiptarët vetëm sa 0.3% e PBB ndërsa Maqedonia 3.6% te PBB. Pra 12 herë më pak se Maqedonia!! Maqedonia udhëhiqet nga një qeveri e përgjegjshme, ndërsa Shqipëria nga një qeveri grabitqarësh, që rrëmben paratë e shtetit për vete dhe oligarkët klientë të saj”, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë Petrit Vasilit

SKANDALI!!

Shqipëria jep 12 herë më pak se Maqedonia mbështetje financiare për rritjen e çmimeve!
Rama & co, një qeverisje totalisht e paaftë dhe komplet e korruptuar, më e keqja e rajonit.

Në momentin më të vështirë të rritjes së çmimeve rilindja përgatiti një paketë ndihme për shqiptarët vetëm sa 0.3% e PBB ndërsa Maqedonia 3.6% të PBB.

Pra 12 herë më pak se Maqedonia!!

Çfarë ka Maqedonia më shumë??

Asgjë! Bile ka shumë më pak, sepse nuk as dalje në det, nuk prodhon as naftë, nuk ka klime më të favorshme nuk ka as edhe buxhet shteti më të madh.
Diferenca është vetëm një: Maqedonia udhëhiqet nga një qeveri e përgjegjshme, ndërsa Shqiperia nga një qeveri grabitqarësh, që rrëmben paratë e shtetit për vete dhe oligarkët klientë të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco