Tkurret sërish popullsia/ INSTAT: Largimi më i madh jashtë vendit në 2021

Tkurret sërish popullsia/ INSTAT: Largimi më i madh jashtë vendit në 2021

16:01, 26/05/2022

Plaga e migracioni ka shënuar një tjetër cikël rritës pas vitit 2017, duke kulmuar në 2021 ku 33 mijë persona ikën pa kthim.

Një raport i Institutit të Statistikave ka nxjerrë në pah se 7,5% e popullsisë apo e thënë ndryshe 213,748 persona kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria në 10 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia nga të dhënat e censusit 2011 ishte 2,831,741 persona, ndërsa në 2022 kjo shifër ra në 2.793.592 banorë.

Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimit në periudhën e pandemisë, në 2020-n.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv.

INSTAT përllogarit se gjatë viteve 2011-2020 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit.

Arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco