FMN: Qeveritë të subvencionojnë koston e ushqimit dhe të energjisë

FMN: Qeveritë të subvencionojnë koston e ushqimit dhe të energjisë

18:42, 23/05/2022

Qeveritë në botë duhet të subvencionojnë koston e ushqimit dhe energjisë për anëtarët më të varfër të shoqërisë,

Kështu është shprehur shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva duke shtuar se mbështetja duhet të sigurohet “në një mënyrë shumë të synuar, mundësisht duke ofruar subvencione drejtpërdrejt për njerëzit”.

Njerëzit në mbarë botën po luftojnë me rritjen e kostos së jetesës.

Shumë qeveri po ofrojnë ndihmë, por kritikët argumentojnë se kjo nuk është e mjaftueshme.

Kur bëhet fjalë për krizën e kostos së jetesës, Georgieva është shprehur se “ka dy prioritete, njëri njerëzit shumë të varfër, segmente të shoqërisë që tani po luftojnë me çmimet e larta të ushqimit dhe energjisë. E dyta, është të mbështesë ato biznese që janë më të dëmtuara nga lufta në Ukrainë”.

Roli i FMN-së është të punojë me qeveritë për të stabilizuar ekonominë botërore dhe për të rritur prosperitetin. Megjithatë, kjo po rezulton sfiduese sepse çmimet e ushqimeve kanë arritur nivele rekord këtë vit, ndërsa çmimet e naftës dhe gazit janë rritur gjithashtu ndjeshëm.

Kjo është kryesisht për shkak të goditjeve të dyfishta të pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë. Ndërmjet tyre, Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë të të korrave dhe hidrokarbureve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco