Senegali gati ta furnizojë Evropën me gaz në vend të Rusisë

Senegali gati ta furnizojë Evropën me gaz në vend të Rusisë

20:55, 22/05/2022

Senegali është i gatshëm të punojë drejt furnizimit të tregut evropian me gaz natyror të lëngshëm, tha presidenti i vendit, pasi furnizimi rus është shmangur nga vendet që kundërshtojnë luftën në Ukrainë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u takua sot në Dakar me presidentin senegalez Macky Sall dhe diskutoi se si Evropa mund të aksesojë rezervat e gazit prej miliarda metra kub të Senegalit.

Përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, ajo siguronte rreth 41 për qind të gazit së Evropës, por tani kontinenti po kërkon furnizues alternativë.

Gjermania, e cila ishte veçanërisht e varur nga gazi rus, tha se mund të ndihmonte Senegalin të eksploronte një fushë gazi me rezerva të pashfrytëzuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco