Nesër Rusia do t’i ndërpresë furnizimin me gaz Finlandës

Nesër Rusia do t’i ndërpresë furnizimin me gaz Finlandës

14:18, 20/05/2022

Rusia ka informuar Finlandën se do të ndalojë rrjedhat e gazit natyror në vend që nga mëngjesi i së shtunës, tha shitësi shtetëror finlandez i gazit, Gasum. 

Kompania ka refuzuar të paguajë Gazprom Export të Rusisë në rubla, siç u ka kërkuar Moska vendeve evropiane. 

"Është shumë për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të ndalen," tha CEO i Gasum, Mika Wiljanen në një deklaratë. 

“Megjithatë, ne jemi përgatitur me kujdes për këtë situatë dhe me kusht që të mos ketë ndërprerje në rrjetin e transmetimit të gazit, do të mund të furnizojmë të gjithë klientët tanë me gaz në muajt në vijim”, tha ai. 

Shumica e gazit të përdorur në Finlandë vjen nga Rusia, por gazi përbën vetëm rreth 5% të konsumit të saj vjetor të energjisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco