Baret gjermane kërcënohen nga mungesa e shisheve të birrës

Baret gjermane kërcënohen nga mungesa e shisheve të birrës

12:38, 19/05/2022

Prodhuesit gjermanë të birrës paralajmëruan mundësinë e mungesës së shisheve gjatë verës, ndaj u bënë thirrje qytetarëve që të mos i mbajnë shishet bosh, por t'i kthejnë sa më shpejt në shitje me pakicë.

“Mund të ketë vështirësi në blerjen e shisheve më së voni në gusht. Situata është jashtëzakonisht e tensionuar”, tha Holger Eichel, drejtor i Shoqatës Gjermane të Birrarisë për të përditshmen Bild.

Si arsye, Eichel përmend rritjen drastike të çmimit të energjisë, e cila ngadalëson prodhimin e shisheve. Në të njëjtën kohë, shumë kompani transportuese u mungojnë drejtuesit, gjë që çon në ndërprerje të zinxhirit të furnizimit.

Shoqata e Industrisë Gjermane të Qelqit njoftoi se kostot e energjisë janë rritur deri në 500 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

“Ata që nuk kanë nënshkruar kontrata afatgjata me prodhuesit e qelqit, tani paguajnë 80 për qind më shumë për shishe se një vit më parë”, thotë Ejhel.

Ai u bëri thirrje konsumatorëve që shishet e zbrazëta të mos i ruajnë në shtëpi, por t'i kthejnë sa më shpejt në shitje me pakicë.

Nënkryetari i Shoqatës së Birrëbërësve të Berlinit dhe Brandenburgut, Stefan Frische, beson se mungesa dhe rritja e çmimit të shisheve më së shumti prek fabrikat e vogla dhe të mesme, të cilat, siç tha ai, rrezikojnë pasurinë dhe diversitetin.

Në Gjermani funksionojnë më shumë se 1500 fabrika birre, shumica e të cilave janë të vogla, të vendosura kryesisht në jug të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco