Çmimet e naftës, i uli frika nga recesioni

Çmimet e naftës, i uli frika nga recesioni

18:27, 12/05/2022

Çmimet e naftës ranë nën 107 dollarë në tregjet ndërkombëtare të enjten pasi frika e një recesioni tejkaloi shqetësimet për furnizimin dhe tensionet gjeopolitike në Evropë.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçi ra me 89 centë krahasuar me mbylljen e mëparshme, në 106,69 dollarë. Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua me 30 centë më të ulët, me 105.41 dollarë.

Tregtarët këtë javë u fokusuan në rritjen e normave bazë të interesit, forcimin e dollarit amerikan dhe inflacionin, duke pasur frikë nga një recesion.

Bllokada e zgjatur nga Covid 19 në importuesin më të madh në botë të naftës së papërpunuar, Kinën, kanë bërë gjithashtu presion në tregjet e naftës.

“Frika nga recesioni po bëhet më e fortë këtë mëngjes dhe ka ulur çmimet e naftës”, tha Howie Lee nga Banka Kineze e Jashtme e Singaporit, duke treguar për rritjen e fortë në Indeksin e Çmimeve të Konsumit në SHBA (CPI), sipas një raporti të publikuar të mërkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco