67 për qind zona malore ka Kosova, kërkohet zhvillimi i turizmit malor

67 për qind zona malore ka Kosova, kërkohet zhvillimi i turizmit malor

18:17, 11/05/2022

Është bërë inagurimi i Shoqatës për Promovimin e Turizmit Malor të Kosovës.

Në këtë ceremoni ishin edhe ambasadorët e Shqiprisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në Kosovë nga agjencitë e turizmit dhe kryetari i Sarandës e ai i Pukës.

Kryetari i shoqatës, Skender Thaçi, tha se janë të lumtur që po nisë puna e Shoqatës për Promovimin  e Turizmit  Malor të Kosovës.

Ai tregoi se Kosova ka  mbi 67 për  qind  hapësirë malore, shkruan Syri.net Kosova.

"Kemi marrë barrë për zhvilimin dhe promovimin  e turizmit malore të vendit", tha Skender Thaçi.

Kryetari i Shoqatës për Promovimin e  Turizmit Malor të Kosovës, shtoi se vendi jonë ka natyrë të mrekullueshne dhe duhet ta ruajmë e promovojmë e jo ta degradojmë.

Ai shtoi se së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë e Malin e Zi duhet zhvillohet e mbrohet sektori malor dhe të shfrytëzojmë mundësitë e zhvillimit të turizmit malor.

Kryetari i Sarandës Adrian Gurma, tha se do të promovojnë turizmin malor të Kosovës ne zonën bregdetare atje që të vizitojnë këto zona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco