Bloomberg raporton se nesër në ora 7:00 të mëngjesit i ndalet gazi Ukrainës

Bloomberg raporton se nesër në ora 7:00 të mëngjesit i ndalet gazi Ukrainës

19:11, 10/05/2022

“Kalimi tranzit i gazit drejt Evropës, përmes pikës hyrëse të Sokhranivka në Ukrainë, do të ndalet në orën 7 të së mërkurës, për shkak të veprimeve të forcave pushtuese ruse”.

Lajmi konfirmohet për Bloomberg, duke cituar një deklaratë të postuar në faqen e internetit të kompanisë operuese.

“Është ende e mundur që gazi të ridrejtohet në stacionin e kompresorit Sudzha duke lejuar që të respektohen kontratat evropiane”, vazhdon faqja amerikane e lajmeve.

Rusia, tashmë ka kaluar në një fazë tjetër kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit duke përdorur energjinë si armë dhe ndërprerë furnizimin me gaz për vendet që ajo i konsideron si armike.

Siç është raportuar në ditët e fundit, liderët në Europë po përgatisin një plan për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia ruse.

Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar vende të BE po i rezistojnë një ndalimi total të naftës dhe gazit rus për shkak të kostos së madhe ekonomike, duke thënë se ata kanë gjak në duart e tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco