Nuk ndalen çmimet, inflacioni kapi 6.2% në prill, kryesojnë ushqimet dhe nafta

Nuk ndalen çmimet, inflacioni kapi 6.2% në prill, kryesojnë ushqimet dhe nafta

12:42, 09/05/2022

Ritmi me të cilin po rriten çmimet e mallrave dhe shërbimeve në vend nuk është ndalur as gjatë muajit të shkuar. Inflacioni në Prill kërceu në 6.2%, nga 5.7% në Mars.

Kjo do të thotë se përshtatja me çmimet ende nuk ka përfunduar dhe se shumë produkte të tjera u shtrenjtuan.

Transporti ishte grupi me rritjen më të fortë, ndikuar nga karburantet që qëndruan në nivele rekord përgjatë gjithë muajit.

Ndërsa tek ushqimet, fatura u rrit prej qumështit, bulmeteve, vezëve, vajrave,  sheqerit dhe ëmbëlsirave.

Por nëse rritja deri në fillim të vitit kishte ardhur kryesisht nga mallrat e importit dhe kostot e shtuara të bizneseve për transportin dhe energjinë, dy muajt e fundit tregojnë për rritje çmimesh për kategori si argëtimi dhe kultura, veshjet, etj.

Të dhënat paraprake nga Eurozona tregojnë se me stabilizimin e çmimit të energjisë elektrike, inflacioni mund të ketë prekur kulmin e tij.

Por në vendin tonë do të pritet edhe periudha e verës, kur hotelet dhe restorantet kanë njoftuar rritje të mëtejshme çmimesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco