Ulqini ndihet mirënjohës ndaj turistëve kosovar

Ulqini ndihet mirënjohës ndaj turistëve kosovar

19:19, 08/05/2022

Pas pushimeve të majit, në Ulqin mbizotëron një atmosferë plot shpresa. 

Edhe kësaj here, arsyeja për këtë janë mysafirët nga Kosova dhe diaspora.

Fuad Llunji, kryetar i Shoqatës së Hoteleve dhe Apartamenteve të Ulqinit tha se: më lejoni që në emrin e pronarëve të hoteleve dhe apartamenteve të Ulqinit, qytetarëve të Ulqinit dhe gjithë afaristëve të Komunës së Ulqinit t’ju shpreh falënderimet më të sinqerta duke pasur parasysh që edhe këtë vit si çdo vit, vizitat tuaja në viset tona nuk kanë munguar gjatë festave të majit pavarësisht prej rrethanave të këtij viti. 

Ai shtoi se në veçanti e vlerësojnë vizitën që na ka bërë rinia kosovare duke verifikuar edhe njëherë interesimin e jashtëzakonshëm për Ulqinin si destinacion primar per pushimet e veta.

Fuad Llunji shtoi se duke pasur parasysh që ndodhemi në njê vit ku gjithë europa gjendet ne nje situatë jo te mire, mund të themi që Ulqini si destinacion përsëri do te beje të pamundurën që të jetë në shërbim të turistave. 

Ulqini po zhvillhet si destinacion turistik europian, por gjithmonë me çmime të arsyeshme, ofertë turistike të avancuar, mikpritje tradicionale dhe shërbime bashkkohore. 
"Poashtu mund të them që ashtu si gjithëmonë, ne Ulqin turistët mund të ndihen të sigurtë dhe të mbrojtur ashtu si ndhen në vendin e vet, në veçanti turistët nga Kosov që kanë vend të posaçëm për ulqinakët", tha Fuad Llunji, shkruan Syri.net Kosova.

Kryetari i Shoqatës të Hoteleve dhe Apartamenteve të Ulqinit në fund, faleminderoi edhe njëherë kosovarët që vazhdoni të zgjidhni Ulqinin si destinacion primar për pushimet e juaja. 

"Ju mirepresim te shijojme plazhin, ushqimet, traditen, mikpritjen, atmosferen e bukur dhe bukurite natyrore", tha Llunji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco