Çmimet me shifra astronomike, Kosova megjithatë me koston më të lirë të jetesës në Ballkan

Çmimet me shifra astronomike, Kosova megjithatë me koston më të lirë të jetesës në Ballkan

17:54, 08/05/2022

Kosova ka koston më të lirë të jetesës, krahasuar me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor.

Indeksi i shpenzimeve për jetesë llogaritet në bazë të çmimit të banimit, ushqimeve, restoranteve dhe fuqisë blerëse, raporton REL.

Kështu, nga 139 vende, sipas numbeo.com, Kosova radhitet në pozitën e 134, kurse nga vendet me koston më të lartë të jetesës në Ballkanin Perëndimor, është Kroacia në pozitën e 59.

Në nivel global, Zvicra dhe Bermundet janë dy vendet me koston më të lartë për jetesë kurse në Pakistan dhe Afganistan, kosotoja e jetesës është më e lira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco