Gjermania fillon mbushjen e depos më të madhe të gazit në Evropën Perëndimore

Gjermania fillon mbushjen e depos më të madhe të gazit në Evropën Perëndimore

20:19, 05/05/2022

Gjermania ka filluar mbushjen e depos më të madhe të magazinimit të gazit Rehden, raportoi të enjten Reuters.

Gazi rus është jetik për Evropën dhe Gjermaninë në veçanti, por furnizimet me gaz janë vënë në dyshim pas sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Gazpromi muajin e kaluar hoqi dorë nga biznesi i tij Gazprom Germania, pasi marrëdhëniet diplomatike u përkeqësuan.

“Nga sot, vëllime të vogla po injektohen”, ka thënë Egbert Laege, zyrtar në rregullatorin gjerman të energjisë, i angazhuar për të menaxhuar përkohësisht kompaninë. 

“Jemi duke punuar me intensitet për të siguruar që së shpejti shumë më shumë gaz mund të rrjedhë në objektin e magazinimit”, ka shtuar ai.

Rehdeni mund të mbajë rreth katër miliardë metra kub gaz, por pati sasi të vogla dimrin e kaluar. 

Laege tha se është e qartë se duhet të mbushet për dimrin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco