Lufta në Ukrainë me pasoja të rënda ekonomike edhe për Kosovën

Lufta në Ukrainë me pasoja të rënda ekonomike edhe për Kosovën

14:28, 05/05/2022

Sipas një publikimi në "World bank Kosovo" lidhjet e drejtpërdrejta tregtare të Kosovës me Rusinë dhe Ukrainën janë të kufizuara dhe të përqendruara në metalet bazë dhe produktet minerale, por inflacioni në Kosovë tashmë po ndikohet indirekt nga çmimet ndërkombëtare të mallrave të tregtuara bazë, duke përfshirë ato ushqimore.
 

Tutje aty thuhet se Kosova importon mesatarisht 40% të nevojave të saj për grurë dhe ka një varësi edhe më të madhe nga importi për disa produkte bujqësore. 

Kosova gjithashtu importon derivate dhe energji elektrike, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit, dhe vazhdimësia e çmimeve të larta të energjisë elektrike mund ta përkeqësojë krizën energjetike. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco